Këngëtari legjendar Andy Williams, ka humbur betejën e tij të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Ai ndërroi jetë të martën mbrëma në moshën 85 vjeçare, në shtëpinë e tij në Branson, Misouri.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, Williams kishte bërë të ditur se është diagnostifikuar me kancer në fshikëzen urinare, ndërsa ishte betuar se do ta mposhtë sëmundjen dhe do të kthehet në skenë, pasi konsideronte se “kanceri më nuk është denim me vdekje”.

Ai u bë i famshëm me hitet e tij “Moon River” dhe “Can’t Take My Eyes Off of You” në vitet e ’50-ta dhe të ’60-ta të shekullit të kaluar, ndërsa njihet në të gjithë botën për versionin e tij të kolonës zanore të filmit të njohur të vitit 1970, “Love Story.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here