Albana Osmani: Ne lexojme shume ne portalet online dhe shpesh here ne pjeset e programit “Poke” citohet kjo fjale, por eshte e paevitueshme sepse tashme jemi bere pjese e ketyre rrjeteve sociale, e ketij komunikimi virtual, eshte bere pjese e pandashme sepse te gjithe ne telefonat tane e kemi nje adrese ku futemi dhe lundrojme dhe lexojme pafundesisht.

Lexojme shpesh per ngaterresat mes reperave, klasifikimeve ne grupe, madje kane dhe sloganet e tyre. Lexojme ne ato shtepite e produksionit ku dikush iken, largohet, me pas dalin me deklarata.

Juve personalisht nuk e di ku e keni kategorizuar veten, por te kemi gjetur shpesh jashte ketyre ngaterresave. Pyetjja e pare eshte, sa mire e ke menaxhuar ti veten tende dhe si ia ke dale? Dhe pyetja e dyte eshte se cfare mendon ti per te gjitha keto? A behen thjesht per buje dhe per fame apo keshtu eshte thjesht te jetuarit si reper?

MC Kresha: Me thene te drejten, nje prej reperave eshte “Most Deaf”, i cili ka bere fakultetin e letersise amerikane. Tjetri eshte “2 Pack”, ka pas qene artisti i aktrimit dhe ne te njejten kohe artist i baletit dhe vetevetiu, duke pare artiste qe bejne hip hop te mirefillte, vihet re se hip hopi eshte nje muzike e edukuar pa marre parasysh qe ne tekste ndoshta tingellon e vrazhde. Por edhe jeta eshte e vrazhde. Sa i perket portaleve te ndryshme, une thjesht kam qejf te le muziken te flase. Nese dikush me pelqen mua, athere ka per te me pelqyer 100% rreth muzikes sime per shkak se une jam artist muzikor, ndersa ngaterresat dhe keto gjerat mua me duken se jane te ekzagjeruara, edhe media vete i ekzagjeron, edhe njerezit qe jane rreth artisteve i ekzagjerojne sendet. Kjo gje pervec se ben marketing, ben edhe nje marketing paksa te hidhur, mirepo hip hopi nuk eshte profeti i hip hopit. Mendoj se cdo njeri ka menyren e vete per te menaxhuar karrieren. Une per vete kam vendosur te le notat per te bere fjalimin, ndaj krejt cka mund t’ju them fansave dhe njerezve qe zgjojne interes per punen tone eshte se mundohemi per te sjelle sa me autentike muziken, mundohemi te jemi sa me ne toke dhe per kete arsye gjithmone jemi me popullin sepse nuk mundohemi te tregohemi permbi ose nje klase e paprekur per shkak se ne nuk jemi klase e paprekur, fatmiresisht, sepse atehere nuk do te ishin ndjenja per secilin njeri. Mendoj se kjo na ka mbajtur ne shqiptareve ne 5 shtete te ndara, cka s’eshte mire. Keshtu e shoh une. Muzika eshte mrekullia vete. Pse duhet te mundohemi ta ngjyrosim me shantazhe, probleme apo me spekulime mediatike?!

Albana: Meqenese jemi tek mediat, MC Kresha, lidhja juaj e fundit ka qene me nje artiste shqiptare te Shqiperise, Rozana Radi. E dime qe tashme eshte mbyllur kjo histori. Nuk dua te te pyes per arsyet, ato do te mbeten arsye totalisht personale. Edhe ne rast se do m’i thuash, i kemi degjuar. Ne mos te nje rasti, te nje rasti tjeter. Pyetja ime eshte, a mbeteni miq? A jeni shoke, degjoheni ne telefon dhe uroheni me njeri-tjetrin ne rastet e mira tuajtat?

MC Kresha: Po. Mendoj se jemi njerez te civilizuar, te perparuar. Cdo lidhje eshte e hidhur dhe nuk kam qejf te flas per te. Faleminderit qe po e respekton kete gje. Mednoj se njerezit duhet te jene gjithmone sa me te perparuar. Keto jane synimet tona: te jemi me te perparuar se gjeneratat e meparshme.

Marre nga TCH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here