Ndahet nga jeta Margarita Isabel, vuante nga një sëmundje e rëndëPas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën u përball vitet e fundit, një nga aktoret më të dashura për shqiptarët është ndarë nga jeta. Ajo u shua në moshën 75-vjeçare, ndërsa vitet e fundit ishte tërhequr nga skena.

Po flasim për aktoren e famshme latine të telenovelave Margarita Isabel. Sipas medieve ndërkombëtare, aktorja vuante nga një komplikacion në rrugët e frymëmarrjes.

Ajo është një nga emrat më të njohur dhe vlerësuar në kinematrografinë latine, e cilësuar si ‘Aktorja e parë’.

Dekadën e fundit ajo është larguar nga televizioni, pasi shëndeti i saj filloi të përkeqësohej. Ajo është bërë e njohur dhe në Shqipëri për rolet e saj, kryesisht në telenovelën ‘Njerka’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here