Ndahet çifti i famshëm “Simpsons”Personazhet Homer dhe Marge të serisë “The Simpsons” i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Njëra nga martesat më jetëgjate të historisë së televizionit pritet t’i vijë fundi në sezonin e 27 të kësaj serie që do të transmetohet sivjet.
Producenti ekzekutiv i serisë, Al Jean, ka thënë për revistën “Variety” se Marge dhe Homer ligjërisht do të ndahen në episodin e titulluar “Every Man’s Dream”.
Pas ndarjes, Homeri dashurohet në farmacisten e tij kurse nuk është bërë e ditur se sa e gjatë do të jetë ndarja e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here