Mediet turke kanë shkruar këto ditë për një nga çiftet më të famshme të aktorëve në këtë vend. Sipas tyre, Sheherzadja dhe Onuri nga seriali “1001 net”, përkatësisht Berguzar Korel dhe Halit Ergenc, do të ndahen.

Aktorët e famshëm janë të martuar që tri vjet. Sipas medieve turke, të cilat këtë informacion e kanë marrë nga burime të besueshme, martesa e tyre do të prishet për shkak të xhelozisë së Berguzarit.

Bukuroshja nga “1001 net” është bërë shumë xheloze që kur bashkëshorti i saj, për të cilin janë çmendur edhe shumë gra në hapësirat tona, ka nisur të xhirojë filmin “Sulejmani Madhështori”. Në këtë seri, Halit ka disa skena të “nxehta” me kolegen Merjem Uzerli.

Nëse Onuri e Sheherzadja do të ndahen vërtetë apo tabloidet vetëm dëshirojnë të çojnë pluhur, pritet të shihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here