Filmi “Twilight”, futbollisti britanik David Bekam, aktorja Sandra Bullok kryesojnë listën e të nderuarve me cmim në “Teen Choice Awards 2010”.

Evenimenti është zhvilluar të dielën në Los Anxhelos me prezantimin e këngëtares Kety Perry dhe 4 anëtarëve të komedisë Glee, dhe u transmetua mbrëmjen e së hënës në televizionet amerikane.

Aktorja Sandra Bullok u ngjit në skenë për të marrë çmimin si aktorja më e mirë për filmat dramatikë për rolin e saj në filmin që i dha dhe çmimin Oskar.
Kërcimtarët, protagonistë të filmit Steep Up 3D zbavitën audiencën me lëvizjet e tyre profesioniste dhe hedhjet në ajër.

Vetë prezantuesja Kety Perry fitoi çmimin “Choice music single” për hitin Californian Girls. David Bekam u ngjit në skenë bashkë me 3 djemtë e tij për të marrë çmimin Choice Male Athlete award”.
Spektakli “Teen Choice Aëards 2010” ka marrë 85 milionë vota online këtë vit nga adoleshentë të cilët kanë mbështetur yjet e tyre në kinematografi, muzikë, televizion, sport dhe modë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here