Ndahen çifti shumë i përfolur ‘Fenix’ Tuna dhe Cozman janë ndarë përfundimisht pas tri viteve bashkë.Çifti ‘Fenix’ kanë përfunduar lidhjen e tyre. Pas tri vitesh bashkë, ata kanë vendosur të ndahen përfundimisht.

Burime të Lajmi.net kanë treguar se këtë herë ndarja është përfundimtare. Cozman po kalon kohë me shoqërinë ndërsa Tuna momentalisht është në pushime me nënën dhe miqtë, ku siç duket ka shkuar për të ikur pak nga drama në jetën e saj.

Burime tjera të Telegrafit mësojnë se reperi tashmë gjendet rrugës për në Londër në një avion i cili u nis nga Shkupi për në Londër në ora 16:55.

Mësohet se reperi do të qëndrojë për rreth një muaj në Londër për të vizituar familjen e tij, por me të nuk është Tuna, teksa po vazhdon punën në projekte të reja nga distanca.Ata nuk janë duke e ndjekur më njërit tjetrin në Instagram dhe ka kohë që nuk shihen bashkë në asnjë vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here