Ndahen Charlize Theron dhe Sean PennCharlize Theron raportohet se ka prishur fejesën me Sean Penn dhe se dyshja po ecin rrugëve të ndryshme.Ata filluan lidhjen e tyre në dhjetor të vitit 2013, pasi ishin miq për shumë vite, derisa planifikonin të martoheshin këtë verë.

Sipas një raporti të US Weekly, ka qenë aktorja 39-vjeçare ajo që i ka dhënë fund fejesës me aktorin 54 vjeçar, transmeton Telegrafi.

Dyshja u panë së bashku në muajin maj, kur ndoqën Festivalin e Filmit në Kanë ku Charlize promovoi edhe filmin e saj “Mad Max: Fury Road”.
Data e saktë e ndarjes së tyre nuk dihet. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here