Tabloidi amerikan ‘National Enquirer’ ka shokuar familjen dhe adhuruesit e Whitney Houston me botimin e fotos së arkivolit me kufomën e divës së muzikës në ballinën e saj.

“Shpirtat e shitur”, “Shokuese”, “E tmerrshme”, “Turpëruese”, janë vetëm disa nga komentet rreth ballinës kontestuese.

Fotoja është bërë gjatë varrimit në Newark, ku arkivoli me trupin e saj ishte ekspozuar gjatë komemoracionit të madh të mbajtur vikendin e kaluar, në të cilën miqtë dhe familjarët janë përshëndetur nga Whitney.

Ky tabloid ka shkruar se Whitney është varrosur në një fustan të preferuar ngjyrë rozë si dhe me stoli në vlerë 500 mijë dollarë, ndërsa kishte edhe papuçe ari në këmbë.

Kjo nuk është hera e parë që ‘National Enquirer’ pa censuruar boton kufomat e të famshmëve në ballinën e saj, pasi më herët këtë e ka bërë edhe me Michael Jackson, ndërsa në vitin e largët 1977, kur ka vdekur Elvis Presley, e kanë botuar foton e tij të shtrirë në arkivol të hapur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here