Natalie Portman ka pozuar nudo për reklamën e fundit të markës Dior. 

Aktorja, e cila ka fituar një çmim Oscar, po promovon linjën e re Diorskin që do të dalë në tregjet botërore më 14 shtator.

Kjo nuk është hera e parë që Portman pozon nudo duke qenë imazhi i Dior. Edhe vitin e kaluar u fotografua vetëm me një kapele për parfumin Miss Dior Cherie.

Në lidhje me jetën personale, Natalie Portman është martuar të shtunën me Benjamin Millepied, në një ceremoni sekrete në Kaliforni.

Aktorja është takuar me bashkëshortin e saj në sheshxhirimin e filmit ‘Black Swan’, në vitin 2010.

Natalie Portman

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here