Natalie Portman ka sjellë në jetë fëmijën e dytëAktorja hollivudiane, Natalie Portman, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë – vajzën Amalia, ka bërë të ditur zëdhënësi i saj.

Vajza ka lindur më 22 shkurt, mirëpo Portman nuk ka dashur që lajmi të bëhej menjëherë publik.

Në njoftimin e agjentit të aktores thuhet se 35-vjeçarja dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Portman, e cila është e martuar me koreografin francez, Benjamin Millepied, ka edhe një djalë pesëvjeçar me emrin Aleph.

Kujtojmë se Natalie ishte e nominuar për çmimin e aktores më të mirë në ceremoninë e sivjetme të Oscar për rolin e saj në filmin “Jackie”. Mirëpo, nuk ishte e pranishme për shkak të shtatzënisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here