Natalie PortmanKjo aktore 28-vjeçare pohon se personazhet e kaltër të pyllit nga filmi i njohur vizatimor e mbushin atë përplot frikë.

‘Kur kam qenë fëmijë, Shtrumfat më kanë mbushur ‘me frikë’. Kanë qenë të tmerrshëm, sidomos për shkak të atij të keqit, Gargamel-it’, pranoi Natalie, duke shtuar se ka edhe shumë filma tjerë vizatimor nga të cilat ka mundime natën. ‘Aspak nuk jam ‘trimëreshë’, gjithçka më frikëson. Ndoshta kur nga gjithçka frikohesh, kjo do të thotë që nuk frikësohesh nga asgjë’, ‘murmuriti’ Natalie, duke e përzier tërë fjalinë.

A është ky një pranim bizar apo një truk i saj për ‘ta mbrojtur’ veten, nuk është e qartë, por mund të pyesim se sa kishte frikë të luaj në filmin ‘Lufta e yjeve’, nëse Shtrumfat janë ata nga të cilët ‘tmerrohet’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here