Performancat e saj janë gjithmonë shumë ‘hot’ dhe të veçanta. Kudo që shkon e shpërthen skenën ndërsa spektatori që e ndjek nga afër, çmendet pas saj.

Kështu ka ndodhur edhe në një disko, ku Adelina është shfaqur e mbërthyer nga zinxhirët. Këngë të kënduara me shumë energji dhe një koreografi e përgatitur nga vetë ajo për të elektrizuar skenën.

Foto pafund për të fokusuar momentet më të bukura të këngëtares ‘dive’ si dhe në fund shumë buzëqeshje për të patur një kujtim me të gjithë fansat. Këto imazhe e tregojnë Adelinën të veshur në të zezë, me rrjetë dhe zinxhirë, një tjetër mënyrë kjo joshëse nga ana e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here