Aktori i është drejtuar me një letër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Naser Rafuna, përmes një postimi në Facebook, ka folur për një problem lidhur me teatrin e kryqytetit.

Ai tha se nga të gjitha qytetet që kanë përzgjedhur trupat rezident të aktorëve në teatro, Prishtina nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Aktori kërkon nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që ta zbatojë sa më parë ligjin për teatro.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I NASERIT, PA NDËRHYRJE:

“Teatri i Kryeqytetit-në Kollaps.
I vetmi kryeqyteti ynë Prishtina, nga të gjitha qytetet (Prizren,Gjilan,Pejë,Mitrovicë, Podujevë,Ferizaj etj.) të cilën i kanë përzgjedhur trupat rezidente të aktorëve në teatro të qyteteve të lartëpërmendura, Prishtina është e vetmja që pas shumë kërkesash nëpër vite ,kërkesa të aktorëve ( në disa sish përpilues nga vet unë)ENDE nuk e ka zbatuar si të tjerët qytete Ligjin 04L/106 për Teatrin, Rregullorën 5/2015 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit të Aktorëve të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve dhe Statutin e Teatrit të Kryeqytetit, Statut ky i miratuar me bazë të dispozitave të Ligjit nr. 03/L – 040, për Qeverisje Lokale dhe ),të dispozitave të Ligiit O4/L – 106 për Teatro.
I nderuari Kryetar i Prishtinës zotëri Shpend A.Ahmeti, ju lutemi që sa më parë ta zbatoni Ligjin e lartëcekur ashtu siç bën kryetarët e komunave tjera , pra ta zbatoni Legjislacionit në fuqi që është Detyrim dhe Obligim nga ana juaj dhe e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës. Poashtu e nderuara Ministre
në MKRS,znj.Vlora Dumoshi, ju lusim ta zbatoni legjislacionin në fuqi edhe për aktorët rezident në Teatrin Kombëtar ku numri i tyre është i papërmbushur. Ju falemnderit.
P.S.: E dijmë tendencën tuaj dhe mundin për ta realizuar këtë obligim ligjor, por besojmë se tani duhet të përfundoj së realizuari me sukses,brenda këtij viti.(SHARE)”.

Kujtojmë se Naser Rafuna njihet për një numër të madh rolesh, së fundi ka qenë i angazhuar në serialin vendor “Çka ka shpija”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here