Pas dy vite pauze, rikthehet në skenë këngëtari mjaft i kërkuar Naser Berisha, me këngën “Deti i lodhur”. Këtë këngë ai e ka përgatitur në Gjermani ku edhe jeton. Është i kënaqur me këtë projekt muzikor dhe shpreson të pëlqehet në publik.

Sipas Naserit kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip. “Gjatë vitit 2010 dhe deri tani nuk kam pasur ndonjë projekt të ri muzikor për shkaqe të mia private.

Tani do të lansoj këngën dhe videoklipin “Deti i lodhur” të realizuar këtu në Gjermani. Kam punuar shumë në këtë projekt andaj pres suksese”, ka thënë ai për “Zëri”.

Për të ushtruar profesionin e tij të këngës jashtë vendit Naseri mendon se është mjaft vështirë për faktin se nuk je në kontakt me krijuesit shqiptarë.

“Duke pasur parasysh se unë jetoj jashtë Kosovës dhe se mundësia që të jesh prezent gjithkund dhe çdoherë, si p.sh. kontakti personal me kompozitor, producent dhe me mediat, në masë të madhe mungon. Sidomos me mediat të cilat e kanë rolin kryesor në mundësin e shpalosjes së një artisti në këtë rast të një këngëtari i cili mungon në skenë. Gjithsesi në kushtet që unë mundohem të shprehem përmes muzikës sime (pasi që nuk jetoj në Kosovë) mendoj se suksesi nuk ka munguar”, shton ai.

Sa i përket përfitimeve në këngë, sipas Naserit nuk janë të kënaqshme për shkak se industria muzikore ka rënë dukshëm.

“Dikur ka qenë shumë më mirë, sepse sot tregu i muzikës nuk është real, në mënyrë absolute nuk do të thotë se kënga më e mirë emitohet më së shumti. Këtu luajnë shumë faktor të tjerë, rolin kryesor e që mos të thellohem më shumë e të shkoj deri në rrënjët e problemit, besoj se mjafton të ceku se çmimi i një CD në disa supermarketa është vetëm 99 cent e që do të thotë se blerësi e paguan vetëm mbështjellësin dhe një fitim të vogël për editorin. Por vlerat artistike nuk paguhen thuajse fare, por ka ende fitime por kursesi si më parë nga shitja e CD, por vijnë nga angazhimet tjera. Kurse te rasti im nga ana tjetër një pjesë e përfitimit vjen edhe nga puna me këngëtar të rinj të zhanreve të ndryshme këtu në Gjermani, ku në ‘Ton-studion’ që e kam në shtepi punoj si producent”, përfundon ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here