Naomi Watts tej elegante në “Tribeca Ball”Naomi Watts me fustan të kaltër në ngjarjen “Tribeca Ball”.Kodi i veshjes për këtë vit gjatë “Tribeca Ball” ishte ‘shimmery chic’. Dhe, Naomi Watts ishte përcaktuar për fustanin e përsosur kur kishte arritur në ngjarjen e përvitshme “New York Academy Of Art”.

Aktorja 47 vjeçe ishte përcaktuar për një fustan të kaltër me motive lulesh, për të shtuar pak xixëllimë për dukjen e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nëna e dy fëmijëve kishte zgjedhur dhe një çantë dore me ngjyrë të zezë dhe një palë taka “Valentino”, si aksesorë për dukjen e saj.

Flokët e verdhë ajo i kishte rregulluar me një valëzim të lehtë, ndërsa që i kishte kthyer anash dhe kapur me një karficë.

Ylli nga filmi “King Kong” ishte një nga disa fytyrat e famshme që kishin marrë pjesë në këtë ngjarje. Pos Naomi-it, të pranishme ishin edhe yjet si Rose McGowan, Brooke Shields. Ndërkohë, Naomi shumë shpejt do të paraqitet në dramën “Sea of Trees”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here