Mosha 40-vjecare mund të jetë koha e duhur për t’u bërë nënë.Naomi Campbell së shpejti mbush 40 vjec dhe zërat për një shtatzani të mundshme të “Venerës së zezë” po shtohen gjithnjë e më shumë.

Duket se top model po përgatitet edhe të martohet me babanë e bebes që pret, manjatin rus Vadislav Doronin. Shumë tabloide janë të sigurta për të këtë lajm, sidomos ato ruse.

Sipas informacioneve të deritanishme Doronin po organizon një festë gjigante për të ditëlindjes e të dashurës së tij. ‘New York Post’, tregon se Vladi po merret edhe me detajet më të vogla të festës, vendndodhja e së cilës është tepër sekret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here