Naomi Campbell, nga pasarelat në karrige me rrota?Së fundmi, Naomi është parë sërish në aeroportin e Sao Paulos në Brazil, teksa kthehej nga një event i rëndësishëm, “Gala Amfar”, ku sfiloi në tapetin e kuq.

Ajo që në fakt shokoi të pranishmit ishte se modelja ishte ulur në një karrocë me rrota e cila shtyhej nga një asistent.

Ky nuk është rasti i parë që Naomi është parë në këto kushte. Kujtojmë fotot e ngjashme që qarkulluan para pak muajsh në aeroportin e Nju Jorkut.

Ende sot nuk kemi shpjegime të sakta rreth gjendjes së 45-vjeçares, ama flitet se ajo vuan sërish nga probleme të këmbëve, pas ndërhyrjes që ka kryer në vitin 2015.

Të gjithë shpresojnë që supermodelja të kthehet për të treguar trupin e saj të bukur në pasarelat më të rëndësishme të botës, edhe pse fotot e bëra së fundmi dëshmojnë për një problem serioz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here