Supermodelja Naomi Campbell ka thënë se ajo kurrë nuk ka menduar për të qenë e famshme.

“Gjenerata ime e tërë e vajzave, ne kurrë nuk kemi menduar për famën. Kjo nuk ka qenë as në fjalorin tonë. Neve vetëm na ka pëlqyer puna, na ka pëlqyer të punojmë, të udhëtojmë nëpër botë”, ka thënë Campbell për BBC.

Bukuroshja po ashtu ka thënë se ajo tash mundohet të shfrytëzojë statusin e saj të së famshmes për të ndihmuar njerëzit dhe ka shtuar se ajo ka punuar ‘në qetësi’ në bamirësi për tashmë disa vite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here