Naomi Campbell në botën e modës ka hyrë në moshën 15-vjeçare. Është një nga modelet e para që e fitoi titullin Supermodele, por ajo vetën e saj nuk e konsideron si të tillë.

Supermodelja 41-vjeçare tha se nuk ka asgjë “super” tek ajo. “Kurrë nuk e kam konsideruar veten si supermodele dhe kurrë nuk do ta quaja veten ashtu, nuk kam kurrfarë super, fuqi mbinjerëzore”, tha ajo.

Naomi në një intervistë për Harper Bazarin ka zbuluar se për figurën e saj të hollë kryesisht i detyrohet metabolizmit të shpejtë, edhe pse ajo pranon se me kalimin e viteve, ajo duhet gjithnjë e më shumë t’i kushtojë vëmendje të ushqyerit.

Plakjes nuk ia ka frikën dhe nuk planifikon të operohet, ndërsa vitet, siç thotë ajo, “nuk do ta ngadalësojnë”, kështu që për dallim nga supermodelet e tjera si Cindy Crawford dhe Christy Turlington, nuk ka plane që të “qetësohet”, të zërë vend e të krijojë familje dhe të lërë pistën.”Unë ende e dua punën time. I dua fjalët si transformim ose kameleon. Një nga fjalët që nuk më pëlqejnë është – i parashikueshëm.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here