Shokohet bota e modës, bukuroshja Naomi Campbell, së shpejti bashkëshorte e manjatit rus Vladimir Doronin, është tullace dhe mban nje paruke.

Thashethemi qarkullonte prej kohësh, por moskovitët ende nuk e kishin pranuar. Një skenë disi e sikletshme ndodhi pak ditë më parë, në një event kulturor, ku parukja e Naomit u zhvendos disi duke nxjerrë në dritë kokën pa flokë të top modeles.

Naomi ndodhej në qendrën tregtare Zum, në zemër të zonës superluksoze të Moskës, për inaugurimin e një dyqani të stilistit të peliceve Dennis Basso. Pikërisht kur sytë e të gjithëve ishin përqendruar te Naomi, parukja e saj u spostua pak, duke nxjerre ne pah pjesen pa floke.  Stilisti nuk e dha veten per ate cfare pa, madje beri foto me modelen, qe perfunduan shume shpejt ne Twitter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here