Ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano është rishfaqur në televizion pas një mungese të gjatë, tejet i rinovuar.

Në fytyrën e tij ishte e vështirë të gjeje një rrudhë të thellë, ashtu siç i ka pasur dikur e pas disa pyetjeve që bëmë andej këtej, mësuam se nuk na kishin gabuar sytë.

Nano ka bërë liftin, pra një tërheqje të rrudhave gjë që e tregon më të ri se mosha aktuale që ka. Ndërkohë që ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve në një kanellë të errët.

Nano i bashkëngjitet listës së gjatë të personave VIP që kujdesen për pamjen e tyre në heqjen e rrudhave, mbjelljen e flokëve si dhe operacionet plastike të hundës, gjoksit dhe pjesëve të tjera që kryesisht bëhen nga femrat. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here