Edhe këtë lajm ne e sjellim të parët si zakonisht. Mësuam se edhe këtë vit, çifti Naim Abazi dhe Mihrie Braha do të jenë prezantuesit e spektaklit që po vjen “Zhurma Show Awards 2012”.

Organizatorët e këtij evenimenti, për të cilin tashmë kanë nisur parapërgatitjet, e kanë përzgjedhur sërish çiftin e estradës për ta drejtuar spektaklin, i cili mendohet të vijë në pjesën e parë të muajit tetor, në një frymë të përshtatur me 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Zhurma Show’ këtë vit do të transmetohet “live’ në RTV21 dhe urojmë së Naimi t’i japë pak më tepër hapësirë bashkëshortes së tij gjatë modelimit, e jo sikur vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here