Këngëtari dhe moderatori i njohur, Naim Abazi, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të mohuar spekulimet se ai është përfshirë në një aksident komunikacioni, shkruan Vip.

Faqet e thashethemeve kanë raportuar se Naimi kishte pësuar një aksident duke kaluar semaforët në një rrugë të Prishtinës, ndërsa thuhej se ai ka marrë lëndime të lehta.

“Miq te nderuar ju falenderoj nga zemra te gjitheve per shqetesimin tuaj ndaj shendetit tim e qe eshte shfaqur nga nje lajm jo i vertete se kinse une jam aksidentuar. Une jam mire shume, nuk kam pasur asnje aksident dhe nuk kuptoj nga ka ardhur kjo informate. Sido qe te jete kam marre dhe po marr qindra telefonata, dhe edhe nje here ju falenderoj nga zemra per shqetesimin tuaj. Zoti ju ruajt dhe ju bekofte te gjitheve. Zoti na ruajt prej te keqes”, ka shkruar Naim Abazi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here