Një nga këngëtarët më të popullarizuar tash për tash, kur i referohet atmosferës dhe këndimit “live” do të vijë këto ditë me një baladë fantastike.

Mësuam se kënga me titull “Lamtumirë” sapo ka përfunduar xhirimet dhe këto ditë pritet të dalë në treg dhe në televizionet tona.

Kënga gjendet në albumin e tij më të ri, i cili siç mësuam ka qenë i pritur shumë mirë nga adhuruesit. Videoja është xhiruar nga produksioni “Fabrika” në Maqedoni.

Po kujt i thotë Nadi lamtumirë? Urojmë të jetë thjesht një fjalë e përdorur në këngë dhe aspak në jetën reale të këngëtarit simpatik. /M. GJ./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here