Këngëtarja Rovena Stefa është e angazhuar rreth përgatitjes së një seti të ri fotosh, të cilat është duke i realizuar me fotografin Veton Osmani.

Fotografitë kanë të bëjnë me sezonin e dimrit, meqë jemi edhe në këtë stinë, ku Rovena është paraqitur me poza të ndryshme.

Mirëpo, përveç kësaj, ajo na bën të ditur se është duke punuar edhe një këngë të re, e cila ka të bëjë me disa çështje. “Jam duke e përgatitur një këngë mjaft interesante që ka të bëjë me familjen, dashurinë, bashkimin kombëtar dhe tradhtinë”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Ajo premtoi se këtë këngë do ta shohim shumë shpejt me videoklip. Pas publikimit të fotografive, të cilat do të jenë në kopertinat e revistave dhe gazetave shqiptare, ajo menjëherë do ta lansojë pra këngën dhe videoklipin e ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here