Ai ka qenë edhe banor i “Big Brother Albania 2” dhe më pas kaloi në botën e televizionit si moderator.

Së fundmi nuk e shohim në ekran por vazhdon të jetë moderator në radio. Ai ka qenë shpesh i lakuar në media edhe për lidhjet e tij të dashurisë.

Pas historisë së përfunduar me ish velinën bionde, Viola Spiron, Arjoni e ka mbajtur pak hermetike lidhjen e tij të dashurisë dhe nuk është se kemi patur shumë informacion për të. Ai e ka fshehur gjithmonë fytyrën e saj, por gjatë pushimeve në Jug të Shqipërisë, çifti nuk ka mundur dot të fshihet.

“Iconstyle.al” ka mundur të fundmi të sigurojë një foto të tyre teksa relaksoheshin në bregdet.

Arjoni dhe partnerja e tij janë parë në shoqërinë e njëri-tjetritr dhe siç shihet në foton në fjalë, ata janë duke biseduar së bashku, të ulur në shezlong.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here