Disa muzikantë, duke përfshirë Carlos Santana dhe Herbie Hancock kanë kritikuar organizatorët e “Grammy Awards” për zvogëlimin e kategorive të spektaklit vjetor. Muajin e kaluar ishte njoftuar se së paku 30 kategori do të largohen.

Muzikantët, të cilët kanë argumentuar se këto ndryshime janë bërë pa konsultimin e anëtarëve të Akademisë, i janë drejtuar me një letër protestuese “Recording Academy”.

Por presidenti i organizatës muzikore, Neil Portnow ka thënë se anëtarët janë konsultuar për këtë vendim.

Carlos Sanata, ishte njëri nga ata që i ka shkruar akademisë. “Largimi i ‘latin jazz’ dhe shumica e kategorive etnike është dëmtim i madh për muzikantët që e mbajnë gjallë muzikën për adhuruesit e tyre”, ka shkruar Santana. “Ne protestojmë fuqishëm për këtë vendim”, ka shtuar ai.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” zakonisht mbahet në shkurt. Data e edicionit të 54-t ende nuk është përcaktuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here