Mund të duket disi e pabesueshme, por kjo gjyshe është 80 vjeç. Pavarësisht moshës, ajo bën aktivitet të rregullt fizik.

Ernestine Shepherd nga Baltimore, SHBA është një prej femrave më të vjetra që merret me palestër dhe ka një trup me muskuj.Ernestine tregon se ajo ka nisur të merret me aktivitet fizik në moshën 56-vjeçare.

Më pas ajo u dashurua pas gjimnastikës dhe nisi të marrë pjesë edhe në garat e ndryshme.Përveç aktivitetit të rregullt, 80-vjeçarja rrëfen se për të pasur një trup dhe shëndet të mirë është e nevojshme që të keni një regjim të mirë.

Ajo rrëfen se shtrihet çdo ditë jo më vonë se ora 10.Veç kësaj, ajo tregon se konsumon më së shumti oriz, mish pule të bardhë, drithëra, vezë dhe pi shumë ujë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here