Eddie Murphy ka deklaruar se nuk do t’i huazojë më zërin gomarit në serialin e animuar “Shrek”.

Aktori ia ka huazuar zërin gomarit për herë të parë para mbi dhjetë vjetëve, dhe pastaj edhe tri herë të tjera, duke përfshirë filmin e vitit të kaluar “Shreku përgjithmonë i lumtur”.

Murphy tha se nuk beson se do të xhirojë edhe filmin e pestë në serial.“Nuk ka më ‘Shrek’. Mjaft më”, tha ai, transmetojnë mediet amerikane.

Aktori vlerësoi se arsyeja e suksesit të serialit të animuar është se përmban humor, të cilin e kuptojnë edhe fëmijët edhe të rriturit. Me fitim prej 2,953 miliardë dollarë, seriali “Shrek” është në vendin e katërt për nga të ardhurat në kinematë botërore, pas “Harry Poterit”, filmat për James Bondin dhe “Star Wars”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here