Edhe pse zëdhënësi i këngëtares insiston që ajo dhe Eddie janë vetëm miq dhe se e vlerësojnë punën e njëri-tjetrit, një burim i afërt me çiftin ka zbuluar se edhe fëmijët e tyre tanimë po shoqërohen dhe lidhja është shumë serioze.

Aktori Eddie Murphy dhe këngëtarja Toni Braxton po takohen tashmë katër muaj dhe janë shumë të nxehtë për njëri-tjetrin, ka pohuar një burim për revistën amerikane “U.S.Weekly”.

Murphy, i cili nga lidhjet e mëparshme ka tetë fëmijë, është parë në prapaskenën e koncertit të së dashurës së tij të re, e cila ka dy fëmijë në Los Angeles. Braxton tre vjet më parë u shkurorëzua nga këngëtari Kerry Lewis.

Pas përfundimit të martesës së tij të parë me Nicole Mitchell, Murphy ka qenë në lidhje me Melanie Brown e cila ka shkëmbyer unazat e martesës me Tracey Edmonds në një ceremoni simbolike, ndërsa martesa e tyre nuk ishte e ligjshme.

Pas shkurorëzimit kërkimet për një të dashur të ri për Toni Braxtonin ishte tema e reality showt të saj “Braxton Family Values”. Kërkimeve, si duket, më në fund u erdhi fundi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here