MTV Awards, ndahen cmimet ne AfrikeJane dhene ne Nairobi te Kenias, cmimet e MTV (Music Television) per artistet me te mire afrikane qe njihen per muziken dhe interpretimin e tyre.

Pjesen me te madhe te cmimeve e kane marre kengetaret nigeriane, te cilet jane nderuar me pese prej tyre. Ne vend te dyte kane dale kenianet, me tre cmime.

Triumfuesit e mbremjes – “pan-african music celebration” qe eshte zhvilluar ne kompleksin sportiv “Moi” – kane qene keniani Nameless dhe nigeriani M.I. te cilet kane cuar ne shtepi nga dy cmime secili.

Nameless ka fituar cmimin per zerin me te mire mashkullor bashkekohor dhe per kengen e vitit, ate me te transmetuar ne radio. M.I. ka befasuar per performancen e jashtezakonshme.

Cmimi per zerin me te mire femeror i eshte dhene kenianes Amani. Cmimi i performances me te mire i eshte dhene yllit ganez Samini, nje ekzibicion i madh i mbushur me energji.

Arti i vitit ka qene nigeriani D’Banj i cili eshte ngjitur ne podiumin e fituesve per heren e trete pas cmimit te dhene ne 2008-en dhe MTV Europe Music Awards te fituar ne 2007-en.

Gjate spektaklit ka pasur edhe nje homazh per Michael Jackson i organizuar nga Akon dhe muzikantet dhe balerinet e tjere./Top-Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here