Mr. Bean shpëton nga flaka në veturë Një dalje romantike e mbrëmjes së aktorit britanik, RowAn Atkinson, i njohur si Mr. Bean, dhe bashkëshortes së tij, është prishur kur befas ka marrë flakë autovetura e tyre garuese “Yaguar”, prodhim i vitit 1952, transmeton Daily Mail.

Atkinson (54) dhe gruaja e tij ishin duke u kthyer në shtëpi nga darka në një restorant të njohur në Londër, kur befas u ndal puna e motorit të veturës dhe filloi të tymos.

Komiku u përpoq ta fikte zjarrin me aparat për sharje dhe pastaj ftoi zjarrfikësit, ndërsa pamja të përkujtonte shumë skenat nga serialet e tij, shkruan gazeta londineze.

Paparacët qëndronin para restorantit, duke pritur një aktor tjetër, kur pak më larg filloi të digjej autovetura e vjetër e Atkinsonit”, i tha gazetës një dëshmitar i rastit.

Ky është aksidenti i fundit në radhën enjë sërë aksidentesh me automobila që i kanë ndodhur komikut të falshëm, i cili është adhurues i automobilave të vjetër (Oldtimer) dhe garues. Atkinson në muajin gusht qe përplasur me Audi e tij në një kamion për bartkjen e bërllokut dhe me këtë rast pati marrë edhe plagë të lehta, kurse para dy vjetësh në Kolorado me automjet të huazuar, duke u futur në rikuerz në vendparkim përplasi një automjet tjetër të parkuar.

Më herët, më 1999, komiku anglez e shkatërroi një “Mclaren F1” të vetin, të vlefshëm 650.000 funte, kurse në vitin 2001 me “Astono Martin V8 ” u rras në një gardh, por për fat të mirë kaloi pa lëndime, përkujtoi “Daily Mail”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here