Rita Ora, është mposhtur në garën e organizuar nga revista prestigjioze “Rolling Stone”, pasi nuk ka arritur të grumbullojë vota të mjaftueshme nga publiku.

Rita ishte veç një hap larg që të përzgjedhej si femra e cila ka bërë më se shumti bujë në botë për këtë vit.

Ajo kishte hyrë në dyshen finaliste të garës “Women who Rock” të revistës prestigjioze të artit, veçanërisht muzikës “Rolling Stone”. Rita ka humbur garën përballë këngëtares tjetër Karmin, e cila është bërë e njohur me përpunimet e këngëve të ndryshme botërore, por që bëri famë me përpunimin e këngës “Look at me now” të Chris Brown e Busta Rhymes.

Në fillim të kësaj gare, Rita kishte kërkuar edhe votat e shqiptarëve, nëpërmjet rrjeteve sociale, por duket se votat e grumbulluara nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i siguruar asaj fitoren.
Lënia në dorë të publikut se cila femër të dalë në faqe të parë të revistës, është një prej mënyrave më të shpeshta se si funksionon revista, por kjo për shumë analistë të muzikës dhe të tregut të biznesit në muzikë konsiderohet si një prej testeve më të bazuara për atë se kush është duke kryesuar në këtë biznes.

Sidoqoftë, fansat e Ritës akoma mund t’i ndihmojnë karrierës së saj ndërkombëtare, duke e votuar atë për shpërblimet për të cilat tashmë është nominuar, në MOBO Awards dhe MTV European Music Awards.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here