Mozzik vjen me një tjetër videoklipMozzik ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor duke pasur sukses me projektet që ka sjellur kohët e fundit.

Sigurisht që djaloshi me emrin Gramoz Alia, i njohur tash si Mozzik, ka kënduar edhe më herët, por “Boom-in” e bëri me këngën “Edhe njo” bashkëpunim ky që erdhi me Encën.

Edhe para se të arrinte famën që ka sot, Mozzik gjithmon në tekstet e tij është paraqitur si një “rrebel” duke u munduar të sjell një rrymë të re të rep-it në Kosovë. Talenti i tij u vërejt shpejt nga “One records” produksion ku prapa ka këngëtarët më të famshëm të momentit në Kosovë.Së fundmi ai vjen me “T’kan rrejt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here