Reperi i suksesshëm, Mozzik feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ai e uroi i pari veten duke falënderuar Zotin për të gjithë të mirat që ka në jetë.

Por urimin më special Mozzik e ka marrë nga Loredana dhe e bija, Hana. Teksa të gjithë prisnim një urim nga reperja, ajo vendosi ta surprizojë me një postim nga profili i Instagramit të së bijës.

“Gëzuar ditëlindjen babi, të dua Hana”, shkruhet në postimin e bërë nga Loredana e cila menaxhon këtë profil të vogëlushes së tyre.

Mozzik dhe Loredana së fundmi janë përfolur për ndarje, por ky postim duket se hedh poshtë thashethemet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here