Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër të një vajze.

Reperi Mozzik është bërë baba.

Loredana, e dashura e tij prej shumë kohës, ka lindur dje një vajzë të cilës ia kanë vënë emrin Hana.

E ky gëzim i çiftit ka zbuluar edhe nj të re tjetër të tyre, që nuk e kanë bërë publike asnjëherë, shkruan Gazeta Express.

Në shiritin që Loredanës ia kanë vënë në spital, shihet se emri i saj i plotë është ‘Loredana Aliu’.

Aliu është mbiemri i reperit nga Kosova, emri i plotë i të cilit është Gramoz Aliu.

E Loredana nuk është më ‘Loredana Zefi’, gjë që tregon se ata janë kurorëzuar ndërsa nuk kanë bërë ndonjë ceremoni dasme për martesë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here