Dukesha e Kembrixhit Kate, dhe motra e saj, Pippa Middletone, janë të përzgjedhurat me fat për të provuar serumin e fytyrës së firmës së njohur kozmetike Lancome.

Të dyjave iu është dërguar serumi ‘Visionnaire’ i Lancome, një produkt aq cilësor sa me qindra personazhe të famshme janë në pritje të listës për marrjen e këtij produkti.

Thuhet se serumi i ri i Lancome është një perfeksionues i lëkurës në mënyrë aq magjike aq sa zëvendëson botoxin.

Një shishe 30 ml e këtij kremi do të kushtojë 65 euro. Formula e re e këtij produkti ka bërë që qindra gra të ndryshme në Evropë të bëjnë porosinë akoma pa dalë produkti në shitje.

Emma Watson, aktorja 21 vjeçare, që është ikona e kësaj marke, si dhe motrat Middletone janë përzgjedhja më e mirë për reklamimin e këtij produkti, transmeton lajmeshqip.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here