Njërën nga familjet më të njohura televizive e përbëjnë nëna Kris Jenner, tri vajzat Kim, Kourtney dhe Khloe dhe djali i saj Robert, të cilët fëmijë i ka nga martesa me avokatin Robert Kardashian.

Pas ndarjes nga ky, Kris është martuar me sportistin olimpik Brus Jenner, me të cilin i ka vajzat Kendall dhe Kylie.

Më e njohura nga anëtarët e kësaj familje është bukuroshja Kim, e cila në vitin 2007 është bërë e njohur pasi që doli në qarkullim videoincizimi i marrëdhënies seksuale me këngëtarin Ray J, të cilin shumë shpejt e bleu shtëpia pornografike “Vivid”, ndërsa Kim nga kjo marrëveshje fitoi 5 milionë dollarë.

Ky videoincizim i Kim Kardashian-it është bërë DVD-ja më e shitur e kësaj shtëpie në dhjetët vjetët e fundit, ndërsa Kim e fitoi titullin e prapanicës më të bukura në Amerikë, dhe u paraqit në ballinën e “Playboy-t”.

Nga pjesëmarrja në manifestime fitojnë mijëra dollarë

Vitin e njëjtë, (2007) familja nisi me reality-n e tyre “Në hap me Kardashian-ët”, ndërsa pas disa sezoneve, edhe vajzat u bënë me emisionet e tyre: “Kourtney dhe Khloe në Majami” dhe “Kim dhe Kourtney në Nju-Jork”, që transmetohen në kanalin “E!”.

Kim-i (30-vjeçare) për shkuarjen në ndonjë manifestim paguhet 250.000 dollarë, derisa motrat e saj, më pak të njohura, Kourtney (31-vjeçare) dhe Khloe (26-vjeçare) shkojnë në evenimente të ndryshme për rreth 25.000 dollarë. Këto vajza i fitojnë me mijëra dollarë kur në emisionet e tyre i përmendin prodhimet e ndonjë kompanie.

“Klani” Kardashian është “përzier” në reklamimin e të gjithave, që nga atletet “Skechers”, preparateve për dobësim, kozmetikës, xhinseve, e shumë produkteve tjera. Tri motrat e mëdha kanë lansuar parfumet personale dhe kanë shkruar libra. Por, sa do të fitojnë në vitin 2011, kjo pritet të shihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here