Monica është motra e yllit të Hollivudit, Penelope Cruz.

Por Monica Cruz, edhe pse nuk është e njohur në mbarë botën, është një yll në vendlindjen e saj, në Spanjë.

Ajo ka pozuar në një fushatë për linjën e të brendshmeve Agent Provocateur. Disa thonë se fushata e fotove është frymëzuar nga seria e fundit erotike “Fifty shades of grey”.

Drejtori kreativ i Agent Provocateur thotë për Monica Cruz: “Ajo është një kërcimtare, një grua shumë seksi. Nuk kam parë kurrë një femër që lëviz kështu”.

Në vitin 2007 të dy motrat së bashku krijuan një koleksion për gjigandin e modës spanjolle, Mango.

Për shkak se kanë shumë ngjashmëri, producenti i filmit Piratët e Karaibeve e përdori Monica-n si dublante për motrën e saj ndërkohë që ajo ishte shtatzënë në vitin 2010.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here