Është vetëm 22 vjeçe dhe synon të bëhet akoma më e famshme duke i hyrë rrugës së modelizmit. Genta është motra e futbollistit shumë të famshëm shqiptar Lorik Cana, një bukuroshe, që popullariteti nuk i ka munguar në mbarë Kosovën.

Syri i meshkujve gjithmonë ka qenë i fokusuar tek ajo, falë hireve të bukura femërore që disponon si dhe genit të trashëguar nga prindërit, duke marrë parasysh edhe villain, një tip që gjithmonë sulmon zemrat e femrave.

Genta ka fituar kurorën e “Miss Intercontinental Kosova 2001” duke fituar kështu të drejtën e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në eventin e bukurisë “Miss Intercontinetal 2011” ,që këtë vit mbahet në Spanjë.

Studente e ekonomikut, që njeh shumë mirë gjuhën angleze dhe portugeze, me përmasa 90-67-65 si dhe fanse e flaktë e notit, filmit dhe leximit, ajo prezantohet kështu: “Unë jam Gentiana Cana, e zgjedhur nga Republika e Kosovës për të përfaqësuar shtetin tim në “Miss Intercontinenta 2001” në Orihuela/Alicante. Jam e bija e Leonora Hashani-Cana dhe jam e lindur më 28 shtator 1989 në Kosovë, studente e ekonomikut në Universitetin e Prishtinës. Ambiciet e mia në karrierë janë që të mund të menaxhoj punën time, dhe jam optimiste e madhe”,- ka thënë Genta Cana në faqen zyrtare të “Miss Intercontinental”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here