Në listën e amnistrisë së të burgosurve, dekretuar nga Parlamenti shqiptar për 100-vjetorin e Pavarësisë, ka figuruar dhe motra e Ermela Mezurajt të “Big Brother 4”, 23-vjeçarja Gerta Mezuraj. Kjo amnisti e miratuar nga Kuvendi, pas propozimit të bërë nga Këshilli i Ministrave, më në fund i ka dhënë shansin për të qenë e lirë motrës së Ermelës, pas dy vitesh burg. Ajo është një nga 282 femrat që vuanin dënimin në burgun e grave në Tiranë, të cilat kanë festuar 28 Nëntorin në liri.

Gerta, e cila u bë e njohur për faktin se është motra e fitueses së “BB4”, ka qenë dhe një nga personazhet e zgjedhura nga “Pasdite në Top Channel”, për t’u intervistuar pas doli nga burgu. Ajo është shprehur se “është liria ime pas dy vitesh, dhe këtë çfarë kam provuar në burg nuk i’a uroj askujt, madje as armikut. Për momentin jam e hutuar, por do mundohem t’a përmbaj veten dhe fillimisht mezi pres të çmallen me familjarët”. Më tej, ajo pohooi se: “shpresoj që tani e tutje të bëj një jetë ndryshe, pas asaj që kam bërë në një komunitet burgu, ku shumë femra vuanin dënimin si pasojë e ndodhive të ndryshme. Nga kjo eksperiencë, edhe pse ishim në burg, me aq sa i kam njohur femrat në ato kushte, mendoj që femra thellë në shpirt është qënie e pafajshme”, ka theksuar ajo.

Pasi kamerat kanë fokusuar edhe Ermelën, që e priste në derën e burgut motrën bashkë me familjarët, Gerta ka pohuar se: “Burgu është një shkollë e madhe për këdo, dhe kjo eksperiencë do të më ndihmojë për përfundimin e studimeve të lëna përgjysmë në Inxhinieri dy vite më parë”. Gerta Mezuraj ishte dënuar me 3.4 vjet burg, me akuzën e “vjedhjes me pasoja të rënda” të 67 mijë eurove. Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të 8 shkurtit 2012, përmes të cilit Gerta Mezuraj dhe i dashuri i saj, Rodrik Malaj, u deklaruan të fajshëm për vjedhjen e 67 mijë eurove, shumë parash e një agjencie udhëtimesh ku vetë Mezuraj ishte e punësuar. Për të dashurin e saj Malaj, dënimi ishte 5 vjet burg.

Burimi: panorama.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here