Modelja britanike Kate Moss ka arritur të zemërojë prodhuesit e famshëm të bizhuterive “Yurman”, pasi konkurrentëve të tyre u ka bërë të njëjtën fushatë reklamuese si për ta vitin e kaluar.

Udhëheqësit e bizhuterisë “Yurman”, përveç se janë zemëruar me Kate për reklamim, ata gjithashtu pohojnë se linjat e tyre të bizhuterisë, të cilat tani i shet edhe shtëpia rivale e bizhuterisë “Fred” nga Parisi, në të vërtetë janë kopje e bizhuterisë që britanikja ka reklamuar vitin e kaluar për ta.

“Kur jeni liderë në këtë fushë, natyrisht që dikush do t’ju kopjojë, por fushata e tyre duket si ajo e jona dhe kjo është turp”, tha një nga drejtuesit e “Yurman”.

Kate deri më tani nuk është deklaruar në lidhje me dyshimet për një plagjiaturë të mundshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here