Supermodelja Kate Moss do të provohet edhe në fushën e aktrimit në serinë speciale të popullarizuar britanike “Absolutely Fabulous”.

Modelja e famshme do të shfaqet në dy nga tri skeçet e Jennifer Saundersit, të xhiruara për të mbështetur organizatën humanitare britanike “Sport Relief”.

Moss do të shfaqet me mikeshën e saj, stilisten Stella McCartney, dhe me modelin David Gandy. Treshja e famshme do të gjendet në mbledhje me redaktoren e modës Patsy Stone, të cilën e luan Joanna Lumley.

“Ishte fantastik xhirimi me ekipin e “Ab Fab “- Jennifer dhe Joana janë argëtuese. “Sport Relief” bëjnë një punë të madhe dhe përherë jam shumë e lumtur kur mund t’i mbështesë”, thotë Moss.

Ndërsa mikesha e saj, Croydon, për gazetën britanike “Dailly Mirror”, tha se “Kate ishte i ngazëllyer me të vërtetë me marrjen e një roli në këtë shfaqje. Ajo është një adhuruese e vërtetë dhe gjithmonë flet për atë kur është në shoqëri. Ajo sheh paralele midis jetës së saj dhe të Patsy e Eddy”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here