Këngëtarja e suksesshme dhe nëna e ardhshme, Adele ka akuzuar yjet të cilët përdorin video intime për tu shitur më shumë.

Ajo tha se këngëtaret të cilat këndojnë pothuajse të zhveshura dhe publikojnë me vetdëshirë video të tyre intime paraqesin një imazh shumë jo origjinal tek fansat.

“Jam takuar me to nga afër dhe nuk janë aspak siç dalin në skenë”, tha 24 vjeçarja.

Ylli britanik insiston që edhe po të kishte trupin si të një modeleje, rrobat do t’i mbante veshur.

“Unë thjesht ngjitem në skenë dhe këndoj. Nuk mërzitem që një më e plotë se artistët e tjerë. Nuk ka rëndësi si dukesh, e rëndësishme është të jesh e lumtur me veten”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here