Morgan Freeman do të zëvendësojë zërin e legjendës së gazetarisë amerikane, Walter Cronkite, në prezantimin e lajmeve në kanalin prestigjioz CBS.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet amerikane, sipas të cilave pas nisjes edicioni i lajmeve do të prezantohet nga Katie Couric.

Deri më sot CBS kishte përdorur zërin e regjistruar të Cronkite për të transmetuar nisjen e edicionit te lajmeve.

Aktori Morgan Freeman është i njohur për rolet e tij në filmat “Kurthi i merimangës”, “Frika me e madhe”, “Lista e dëshirave”, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here