Freeman e ka mbyllur restorantin e tij në Mississippi, pasi ky investim nuk kishte rezultuar profitabil për më shumë se dhjetë vite.

Aktori hollivudian dhe partneri i tij i biznesit, Bill Luckett, e hapën restorantin “Madidi” në Clarksdale të Mississippit në vitin 2001, mirëpo tash kanë vendosur për mbylljen e tij për çështje financiare.

Luckett ka thënë se restoranti asnjëherë nuk kishte fituar para, por ata e kishin mbajtur për njerëzit që kanë dashur të ushqehen aty. Megjithatë, nuk kanë mundur të bëjnë gjithmonë diçka të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here