Disa vjet më parë ajo kishte rrëmbyer kurorën e më të bukurës shqiptare.
Këtë epitet ajo vazhdon ta mbajë edhe në ditët e sotme me bukurinë e linjat seksi, transmeton Gazeta Express.
Si shumë yje të njohura të estradës edhe Morena është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pothuajse çdo ditë publikon imazhe nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Morena në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet tejet seksi me veshjen e saj.
Ajo shihet me një bluzë rrjetë ku i shihen edhe sytjenat. Bukuroshja me linjat seksi nuk e ka fare problem që të dal kështu në këtë të ftoftë.
Për një orë, kjo foto e Morenës është pëlqyer shumë dhe ka marrë komente të shumta.
Ndryshe, “Shlif” është projekti i fundit nga Morena i publikuar pak muaj më parë./Gazeta Express/