Miss Kosova 2010, Morena Taraku, e cila ka fluturuar për në Vietnam ku do të marrë pjesë në “Miss Earth”, në një bisedë për Telegrafi.com ka thënë se është krenare që është duke e përfaqësuar Kosovën.

Morena thotë se pavarësisht udhëtimit tepër të gjatë dhe të mundimshëm për të, ajo është e lumtur që po merr pjesë atje dhe po e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze.

“Jam në Vietnam dhe po e prezantoj Morenën, e së bashku me të edhe shtetin tim Kosovën. Udhëtimi ishte shumë i gjatë pasi që edhe kam udhëtuar e vetme, por po kalojnë ditët dhe udhëtimin se mbaj mend fare”, tha më e bukura e Kosovës për vitin 2010.

Me pëlqen fakti që Kosova ka filluar të njihet në mbarë botën dhe njihet si një vend i bukur. Secila vajzë mban në kraharorë emrin e shtetit të saj ,unë nuk e di se si ndihen ato, por unë gjatë gjithë kohës përdori këto fjalë: ‘I’m proud of my country’ (Jam krenare për shtetin tim) ’Love you Kosovo’ ( Të dua Kosovë)”.

“Pritja ka qenë shumë e mirë, vërtet po kaloj çaste të mira, por gjëja që mua më pëlqen më së shumti është se kur njerëzit shohin emrin e shiritit tim “Kosovo”, brohorisin së bashku me mua “Kosovo, Kosovo”. Ndërsa sa i përket angazhimeve vërtet jemi shumë të zënë sepse kemi shumë obligime”, ka përfunduar Morena.

Nata finale e Miss Earth organizohet më 4 dhjetor. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here