Morena Taraku të dielën e publikon klipin e riKëngëtarja seksi e skenës sonë Morena Taraku pas suksesit që pati me këngën Aamore, të cilën e solli në bashkëpunim me Aida Docin, është duke punuar për këngë të re.

Ajo për Reload të RTV Dukagjinit ka treguar se kënga është në finalizim.

‘Inat’, titullohet projekti më i ri i këngëtares, i cili pritet të shoqërohet me videoklip.

Ndryshe, këngëtarja ka thënë që ky projekt do të jetë të dielën në duart e publikut.

Morena ka publikuar edhe një fotografi prej klipi të ri në llogarinë personale në Instagram.

Përpos angazhimit në këngën e re, Morena është aktive edhe me koncerte të shumta kudo që ka shqiptar. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here